Mirë se vini në Bulqizë!

Vizito

Muzeu Kulturor i Bulqizës

Muzeu Kulturor i Bulqizës ndodhet brenda Pallatit të Kulturës dhe u përurua më 29 shtator 2023, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Ai përmban një koleksion të pasur që i kushtohet trashëgimisë etnografike të trevës, ku ekspozohen kostume tradicionale të zonës së Bulqizës dhe objekte të ndryshme të traditës vendase.

Muzeu i Kromit

I hapur më 18 shkurt 2023, në përkujtim të 75-vjetorit të minierës më të madhe të kromit në Shqipëri, Muzeu i Kromit ndodhet në sheshin qendror të Bulqizës. Ai pasqyron historinë teknike dhe shoqërore të minierës ndër dekada, përmes veglave të punës, makinerive, fotografive arkivore dhe rrëfimeve vetjake të minatorëve vendas. Falë këtij mozaiku dëshmish, muzeu përbën një pikë referimi të rëndësishme në trashëgiminë minatore të Bulqizës.

Eksploro

Përjeto

Shijo

Lidhja u kopjua! Ikona për njoftimin e kopjimit